×
  • Lajme
  • Fokus
    INSTANT

    PS po kryeson me mbi 47% në Tiranë, PD mbetet pas me mbi 35%

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 7:49

    Nga 1282 Qendra Votimi, në qarkun më të madh në vend, atë të e Tiranës, janë numëruar 256 kuti deri tani.

    PS është e para me 47.83% apo 37040 vota, shkruan Reporteri.net.

    PD e dyta me 35.09% apo 27175 vota

    Partia Mundësia e treta me 4.91 % apo 3805 vota

    Të dhënat e fundit për rezultatet në Shqipëri: PS e Edi Ramës e para, mbi 122 mijë vota më shumë se PD-ja

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 15:32

    Nga 2498 vendvotime të numëruara nga 5225 sa janë në total, Partia Socialiste e Edi Ramës prin me 52.71% apo 345 mijë e 2 vota, shkruan Reporteri.net.

    Në vend të dytë del të jetë Partia Demokratike e Sali Berishës me 33.98% apo 222 mijë 482 vota, me një diferencë prej 122 mijë e 520 vota nga PS-ja.

    E treta radhitet Partia Socialdemokrate me 3.98 për qind apo 25 mijë e 881 vota.

    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet del të jetë e katërta me 3.4% apo 22 mijë e 259 vota.

    /Reporteri.net/

    Numërohen mbi 2 mijë qendra të votimit, Rama gati 100 mijë vota më shumë se Berisha

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 13:25

    Numërimi i votave në Shqipëri po vazhdon.

    Deri më tash janë numëruar gati 2 mijë e 100 qendra të votimit, dhe dallimi është i thellë.

    Edi Rama ka gati 100 mijë vota më shumë se Sali Berisha.

    Deri më tash, PS ka mbi 285 mijë vota, kurse PD 187 mijë.

    SPAK publikon të dhënat për shkeljet zgjedhore

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 12:26

    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike të dhënat e fundit mbi hetimet për krime zgjedhore për 11 majin.

    Sipas raportit, janë administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme kanë kaluar në fazën e hetimit penal.

    Denoncimet elektronike dhe sinjalizimet
    SPAK ka marrë 50 denoncime në mënyrë elektronike përmes portalit Denonco Krimin Zgjedhor dhe adresës zyrtare të email-it (zgjedhjet2025@spak.gov.al), si dhe 5 sinjalizime në numrin e gjelbër.

    Procedime penale të regjistruara
    Deri tani janë regjistruar 39 procedime penale, të ndara sipas veprave penale në këtë mënyrë:

    33 raste për korrupsion aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal),
    4 raste për korrupsion aktiv dhe pasiv (neni 328 dhe 328/b),
    1 rast për përdorim të funksionit publik për qëllime politike (neni 328/a),
    1 rast tjetër për shkelje të nenit 328/a dhe nenit 248 (shpërdorim detyre).

    Administrimi i materialeve kallëzuese
    Nga 156 materialet e administruara:

    39 janë procedime të hapura penale,
    25 janë mbyllur me vendim për mosfillim të hetimit penal,
    24 janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e rretheve,
    17 janë dërguar për verifikim shtesë në Policinë Vendore,
    1 është bashkuar me një çështje ekzistuese.

    Sipas SPAK, pjesa e mbetur është ende në proces verifikimi./A2CNN

    Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, kush po kryeson deri tani në Tiranë?

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 10:44

    Në Tiranë 323 qendra votimi janë numëruar nga 1282 sa janë në total, ku Partia Socialiste kryeson me 47.78% apo 48 mijë e 97 vota, shkruan Reporteri.net.

    Në vend të dytë është Sali Berisha me Koalicionin Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 35.02% apo 35 mijë e 253 vota.

    Në vend të tretë del të jetë Partia Mundësia me 4.93% apo 4 mijë e 960 vota.

    /Reporteri.net/

    Rezultatet e fundit në nivel vendi: PS kryeson me mbi 52% të votave

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 9:11

    1 mijë e 624 qendra votimi janë numëruar deri në ora 09:00 të mëngjesit në nivel vendi në Shqipëri.

    Me votat e numëruara deri më tash, Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson bindshëm me 52.84%, shkruan Reporteri.net.

    Më pas renditet Partia Demokratike e Sali Berishës me 34.25%.

    E treta Partia Socialdemokratie me 3.74 %.

    E katërta Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.45%.

    E pesta Partia Mundësia me 2.62%.

    Rezultatet e fundit në Durrës: PS e para me mbi 51%

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 9:05

    101 qendra votimi janë numëruar në qarkun e Durrësit nga gjithsej 493 sa janë në total.

    PS e Edi Ramës është e para me 51.62%, shkruan Reporteri.net.

    PD e Sali Berishës renditet e dyta me 40.55%

    Partia Mundësia e treta me 2.4%

    PD e Sali Berishës e para bindshëm në Kukës

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 8:39

    64 qendra votimi nga gjithsej 139 janë numëruar në qarkun e Kukësit.

    Këtu po prin prindshëm Partia Demokratike e Sali Berishës me 52.93%, shkruan Reporteri.net.

    E dyta renditet Partia Socialiste e Edi Ramës me 30.87%.

    Kurse e treta Partia Socialdemokrate me 14.25%.

    Rezultatet e fundit nga KQZ: PS e Ramës kryeson me 52%, PD e dyta me 34%

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 8:13

    1 mijë e 495 qendra votimi janë numëruar deri në ora 08:00 të mëngjesit në nivel vendi në Shqipëri.

    Me votat e numëruara deri më tash, Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson bindshëm me 52.87%, shkruan Reporteri.net.

    Më pas renditet Partia Demokratike e Sali Berishës me 34.25%.

    E treta Partia Socialdemokratie me 3.72 %.

    E katërta Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.46%.

    E pesta Partia Mundësia me 2.63%.

    PD e para në Shkodër me mbi 40%, PD e ndjek pas me mbi 35%

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 7:40

    Prej orësh po vijon numërimi i votave në qarkun e Shkodrës.

    Nga 405 qendra votimi, deri tani janë numëruar 108.

    PD ëahtë e para me 40.89% apo 10222 vota, PS e dyta me 35.03% apo 8863 vota, shkruan Reporteri.net.

    PSD ka marrë 19.19% apo 4854 vota.

    Rezultatet nga KQZ: PD kryeson në votat e diasporës, PS e dyta

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 7:28

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka numëruar 1 mijë e 660 zarfe të diasporës nga 194 mijë e 889 që janë në total.

    Sipas rezultateve aktuale Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson  deri më tani me 726 vota ose 43.95 % të totalit, e ndjekur nga Partia Socialiste me 705 vota ose 42.68% të totalit.

    E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 117 vota ose 7.08% të totalit.

    Partia Mundësia ka 35 vota, PSD me 34 vota, Lëvizja Bashkë me 21 vota dhe Partia Aleanca Kombëtare me 10 vota.

    Nga ana tjetër koalicioni Euroatlantik me 4 vota dhe partitë e tjera zero vota.

    Rezultatet e fundit nga KQZ: PS e para me 52.95%, PD e dyta me 34.13

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 7:21

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri deri në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm ka publikuar rezultatet e 1318 Qendrave të Votimi, ku kryeson Partia Socialiste e Edi Ramës, shkruan Reporteri.net.

    PS-ja renditet e para me 52.95% apo gjithsej 174713 vota.

    PD-ja e dyta me 34.13% apo 174713 vota.

    PSD e treta me 3.75% apo 12368 vota.

    Nisma Shqipëria bëhet e katërta me 3.46% apo 11422

    Partia Mundësia e pesta me 2.46% apo 2.64 %

    Rezultatet mund t’i përcillni këtu LIVE. /Reporteri.net/.

    “Çfarë agimi!” Edi Rama poston foto nga oborri i selisë së Partisë Socialiste

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 7:11

    Ndërkohë që vijon numërimi i votave, kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto mëngjesin e kësaj të hëne.

    “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në Facebook teksa ka shpërndarë një foto me nuanca të ngjyrës lejla, e cila tregon pamjen e Sheshit Skënderbej nga oborri i selisë së Partisë Socialiste.

    Deri më tani janë numëruar 1189 Qendra Votimi nga 5225 në total nga të cilat, Partia Socialiste ka 52.99% të votave, Partia Demokratike me 34.12% të votave.

    Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, PS kryeson me 47%, e dyta PD me 38%

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 7:08

    Deri në orën 06:00 të mëngjesit të kësaj të hëne nga qendrat e votimit janë këto rezultate:

    Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë.

    Janë numëruar deri tani 977 zarfa të dërguar nga emigrantët, ku PS dominon me 47,23%, e ndjekur nga PD me 38,60%.

    Numërimi i votave në parkun olimpik për votat e diasporës u ndërpre dhe do të rinisë në orën 10:30, në parkun olimpik.

    Rezultatet nga KQZ: Numërohen 12 Qendra Votimi, kryeson Partia Socialiste

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 23:57

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve.

    Janë numëruar 12 Qendra Votimi, ku del kryeson Partia Socialiste e Edi Ramës.

    PS-ja ka 1544 vota, kurse Partia Demokratike ka fituar 696 vota nga kutitë e numëruara.

    Partia Mundësia ka 32 vota, kurse Shqipëria Bëhet 88 vota.

    KQZ në Shqipëri nis publikimin e rezultateve: Këtu mund t’i ndiqni LIVE

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 23:08

    KQZ-ja në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve.

    Rezultatet mund t’i përcillni këtu LIVE.

    Partia Socialiste kryeson bindshëm në Vorë, me 21 kutitë e para që janë votuar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes, por Report Tv ka arritur që të sigurojë rezultatet për të paktën 21 kuti votimi.

    21 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 1902 vota ose 62%, ndërsa PD vetëm 1164 ose 38%. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, kandidati i PS në listën e hapur të Tiranës. Mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë.

    Numërimi ka nisur edhe në qarkun e Korçës. Numërohen 3 kuti në Pustec: PS me 419 vota dhe PD 208 vota.

    Votat e diasporës do të numërohen nga komisionerë të partive në Tiranë, paralele me numërimin e votave në mbarë Shqipërinë.

     

    Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 22:54

    Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

    Top Channel raporton se PD këmbëngul për shkak të problematikave të ardhur nga Greqia.

    Sipas PD ishte një anomali se si ka mundësi që zarfet nuk vinin për shumë ditë, ndërsa në ditët e fundit erdhën.

    Problematikat PD i ka ngritur ditë pas dite, ku sipas tyre në Greqi është bërë një krim zgjedhor dhe ka paralajmëruar padi në SPAK.

    Demokratët kërkojnë ndarjen e votave.

    Belind Këlliçi i PD-së: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen, kapëm një zyrë elektorale të padeklaruar të PS

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 22:37

    Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka folur nga dyert e komisariatit numër 2 në kryeqytet, ku ka njoftuar se ka bërë një kallëzim penal për krime zgjedhore.

    Këlliçi thotë se ka depozituara një kallëzim në Policinë e Shtetit, pasi ai dhe të tjerë kanë konstatuar një subjekt që shërbente si qendër elektorale për PS. Në fakt Këlliçi thotë se kjo qendër ishte e paloguar dhe e padeklaruar.

    Ai thotë se në ambientet e zyrës elektorale janë gjetur zyrtarë të lartë, përfshirë dhe deputetin Erion Braçe. Për këtë të fundit Këlliçi njofton se ka bërë kallëzim në polici dhe se vetë Braçe ka pranuar se “zyra” ishte e tij.

    “Ndodhem jashtë ambienteve të komisariatit numër 2 në Tiranë. Sapo kam bërë kallëzimin dhe deklaratën për rastin në fjalë, një krim elektoral që e kapëm në flagrancë, ku morëm një indicie të një zyre elektorale të padeklaruar të PS. Çuam zyrtarët tanë ku bënë verifikimin në vend, aty u konstatuan disa zyrtarë të shtetit.

    “Është qesharake, aty ishte dhe drejtoresha e Agjencisë të Inovacionit dhe të Ekselencës, një drejtoreshë e një kopshti në mos gaboj, një punonjës i tatimeve, një punonjës tjetër i njësisë bashkiake të cilët ishin mbledhur në një ambient të pa loguar, të PS ku ne patëm indicien për blerje vote. Menjëherë sapo kemi çuar anëtarët tanë, janë të filmuara edhe pamjet, kur i pyesim se çfarë po bënin dhe ata menjëherë kanë paketuar të gjitha sendet personale, kanë marrë çanta shpine, dokumente, kanë hequr nga muret harta elektorale me informacione, lista me emra dhe të dhëna zyrtare dhe kanë ikur me vrap. Kanë dalë pamjet filmike në media”, ka thënë Këlliqi për TVKlan.

     

    Numërohet kutia e parë në Pustec në Korçë, PS merr 419 vota, PD me 208

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 22:20

    Numërohen tre kutitë e para në bashkinë e Pustecit në Korçë. PS kryeson me 419 vota, kundrejt PD me 208 vota.

    Tre vota shkojnë për partinë Mundësia të Agron Shehajt, një për Aleancën Kombëtare Shqiptare (AKSH) të Elena Kocaqit, 1 për Lëvizjen Bashkë e Arlind Qorrit dhe një për koalicionin e Adriatik Lapajt.

    Po ashtu, paralelisht do të numërohen edhe votat e Diasporës për qarkun e Korçës. /Shqiptarja.com

    KQZ publikon të dhënat: 42.16% qytetarë votuan sot në Shqipëri

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 21:43

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025.

    Sipas KQZ 42.16% ka qenë pjesëmarrja në zgjedhjeve e shqiptarëve brenda vendit.

    Pjesëmarrja në votime në 2023 ka qenë 37.79% dhe 48.59% në 2021./TCh

    Dalin rezultatet e dy kutive, PS në Vorë feston me fishekzjarre

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 21:35

    Rezultatet e dy qendrave të votimit elektronik në Vorë kanë bërë që Partia Socialiste atje të nisë festën.

    Eksponentë të selisë rozë kanë shpërthyer fishekzjarret pas publikimit të rezultatit që i nxjerr ata fitues.

    Kujtojmë se rezultati nuk është përfundimtar pasi ka edhe shumë qendra të tjera për t’u numëruar.

    Sipas rezultateve të kutive, PS ka marrë 222 vota ndërsa PD, 73 vota.

    Në qendër votimi është fituar 98 me 31 ndërsa tjetra 124 me 42 vota./tvklan.al

    Agron Shehaj flet për Exit Pollin: Shpresoj që do të jemi më shumë

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 21:34

    Agron Shehaj nga Partia Mundësia ka thënë se po presin rezultatert zyrtare, derisa Exit Polli vendos këtë parti me dy mandate te fituara.

    Ai tha se pret të fitojnë më shumë se sa kaq.

    “Është e vështirë të bësh parashikime në këtë moment, por tani po monitorojmë procesin e numërimit, kemi mbi 1 mijë vvëzhgues, presim rezultatin.

    Tani unë prita…Unë mund të them për parashikimin që bëri Batoni, nëse Batoni 2, unë shpreoj që do të jemi më shumë se ç’thotë Batoni” , tha ai në TV Klan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!