×
  • Sport
  • Sport

    Mos vet kush: Liverpooli afër përjashtimit nga kupa e EFL-së, por ata po ia lënë fajin dikujt tjetër

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 11:43

    Liverpool janë jashtëzakonisht të shqetësuar për faktin se janë në prag të përjashtimit nga kupa e EFL-së për shkak të aktivizimit të një futbollisti që nuk kishte të drejtë të luante.


    Pedro Chirivella, 22-vjeçari i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar në klubin spanjoll Extremadura, u aktivizua 27-minutat e fundit të ndeshjes që Liverpooli e fitoi në udhëtim tek MK Dons, shkruan Reporteri.net

    Eksperët e EFL-së pohojnë se në rrethana të zakonshme, një largim nga kompeticioni është sanksioni standard që një klub e merr nëse aktivizon një futbollist që nuk ka të drejtë paraqitjeje.

    Por, besohet që Liverpool po dëshirojnë t’ia hedhin fajin Federatës Angleze me shpresën që ata do të marrin një dënim më të lehtë.

    Liverpooli pohojnë se ata kishin aplikuar për një certifikatë ndërkombëtare të transferit për Pedro Chirivellën kur ai u kthye në Anfield nga huazimi, por ai nuk kishte marrë dritën jeshile.

    Klubi po e fajëson FA-në për mbikëqyrjen administrative, pasi ata fillimisht kërkuan që Chirivella të merrte leje në korrik, gjë për të cilën Liverpooli do ta përdorë si zbutje në përpjekje për të parandaluar përjashtimin nga kompeticioni.

    Ndryshe, Liverpooli do të takohet me Arsenalin në kuadër të rrethit tjetër të EFL Cup./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!