×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Pesë raste të dhunës në familje, tre persona dërgohen në mbajtje

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 9:48

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici në 24 orëshin e fundit, shkruan Reporteri.net.

    Dy raste në Prishtinë, dhe nga një në Shtërpcë, Gjakovë dhe Malishevë.

    Nga këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    . Prishtinë 11.05.2025 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Prishtinë 11.05.2025 – 19:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    . Shtërpcë 11.05.2025 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se e njëjta kishte sulmuar djalin e saj të mitur. Sipas familjarëve e dyshuara vuan nga probleme mendore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë 11.05.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    · Malishevë 10.05.2025. Raportohet se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!