Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar janë shqiptuar 1 mijë e 190 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 15 patentë shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 05-11.05.2025, janë shqiptuar 1,190 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 15 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”
Po ashtu janë regjistruar 39 aksidente, prej të cilave të lënduar kanë mbetur 21 persona.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”