Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e Kujtim Alimusaj, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në Strellc të Deçanit, shkruan Reporteri.net.
Policia ka bërë thirrje që kushëdo që ka informacione për 44-vjeçarin ta lajmërojë pranë stacionit më të afërt të policisë.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
– KUJTIM (Selim) ALIMUSAJ i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm-Pejё.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
– “Vrasje e mbetur nё tentativё”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.