Barcelona po merr sinjale pozitive para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Inter.
Lionel Messi dhe Ousmane Dembele janë dy emrat që po marrin vëmendjen më të madhe para ndeshjes me Inter.
Të dy lojtarët vuajnë nga lëndimet, por së fundmi kanë dhënë sinjale pozitive për skuadrën e tyre.
Pamje të publikuara nga stërvitjet e Barcelonës tregojnë edhe Messin e Dembele tek stërviten me pjesën e grupit.
Rikthimi i dyshes ofensive të katalanëve do të ishte një ndihmë e madhe edhe për trajnerin Ernesto Valverde.
Mbetet të shihet nëse Valverde do të bëjë kalkulimet edhe në shërbimet e yllit argjentinas dhe atij francez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.