Vransirat mbesin ende më të pranishme përgjatë ditës së martë në vend. Kohëpaskohe mund të priten kushte dhe për riga lokale shiu, më me gjasë në perëndim të vendit. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s. Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në 7C e 10C, ndërsa maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 16C e 19C.
Një pushim nga moti jostabil po parashihet të mërkurën dhe të enjtën, me më shumë Intervale me diell. Kalojnë kohëpaskohe edhe vransira, por me pak gjasa që të shoqërohen me të reshura.
Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 22C e 24C. Të premtën përkeqësim i motit, me më shumë vransira dhe mundësi për të reshura shiu, që vazhdojnë deri orëve të para të ditës së shtunë. Temperaturat zbresin deri në 13C e 16C, ato maksimale, derisa minimale zbresin deri në 3C. Të enjtën frynë erëra jugperëndimore, ndërsa nga e premta ato veriore, të lehta dhe mesatarisht të fuqishme prej 5-14m/s.
Me këto rënie të temperaturave minimale, viseve malore ku mund të ketë më shumë të reshura, priten edhe reshje dëbore, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.