×
  • Lajme
  • Lajme / Shtrenjtimi i rrymës

    Bajrami i reagon Rizvanollit për çështjen e ZRRE-së: Hajde në debat t’i përballim faktet

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 8:34

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka reaguar mbrëmë Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nuk shtyhen e as anulohen me nënshkrime, por mund të sfidohen vetëm në gjykata.

    Reagimi i saj erdhi pasi LDK ka dorëzuar kërkesën për anulimin e dy vendimeve nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, atë për shtrenjtim të rrymës dhe daljen në treg të hapur të rreth 1.300 bizneseve.

    Pas kësaj deklarate të ministres në detyrë, ka reagua deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Bajrami e ftoi Rizvanollin në një debat ku do të shpalosnin faktet.

    “Nëse nuk vjen të kuptoj se nuk e ke lehtë në rolin që të ka caktuar partia për të mbrojtur mafinë energjetike, nga Martini e Nagipi, e deri te miku i deputetit Kurti në Greqi, z. Georgios Peristeris”, ka shkruar Bajrami ndër të tjera.

    Reagimi i plotë:

    Artane Rizvanolli nuk plotëson asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mos veprimet e kujtdo, aq me pak të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo duhet së pari t’i sqaroj publikut se qysh në grupin e Whatsapp-it ku ajo ishte pjesë ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që as kriteret nuk i plotësonin (korrupsion ky për të cilin ka aktakuza e që kostoja e këtij korrupsioni është përkthyer në ngritje të tarifave të energjisë).

    Për me tepër znj. Rizvanolli, ju keni përgjegjësi direkte që gjatë mandatit të tuaj energjia për ekonomitë familjare për komsumin mbi 800 MWh është ngritë për 128% (ka pasë rritje edhe për ata që konsumojnë nën 800 MWh). Në postim e paske pranu se çmimi i transmisionit është rritë për 10 -fish, e po mendon që përgjegjësia jote përfundon aty, kur përmes postimit në facebook i kërkoni përgjegjësi ZRrE-së për këtë. Jo, e nderuar, sepse të gjithë e dimë kush zgjedhur anëtarët e Bordit të KOSTT-it e kush e ka emëruar mandej drejtorin e KOSTT-it, gjithashtu e dime se me vota të kujt është zgjedhë bordi i ZRrE-së.

    E dime që ju pengon LDK-ja – ju pengon secili që ju kërkon llogari dhe ju vendos përballë fakteve.

    Hajde në debat deputet e t’i pëballim faktet!
    Nëse nuk vjen të kuptoj se nuk e ke lehtë në rolin që të ka caktuar partia për të mbrojtur mafinë energjetike, nga Martini e Nagipi, e deri te miku i deputetit Kurti në Greqi, z. Georgios Peristeris.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!