×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Të shtënat me armë zjarri gjatë natës te “Rruga B”, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 11:30

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të hënën rreth orës 23:55 te Rruga B në Prishtinë.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje gëzhojash.

    “Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Bardhyl Qaushi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai bëri të ditur se persona të lënduar s’ka, por dy vetura janë dëmtuar dhe se policia po mbledh informacione rreth identifikimit të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

    “Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar. Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha Borovci për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!