×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila e quan “të kotë” kërkesën që LDK dorëzoi në ZRRE për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 11:39

    Deputetja Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur të kotë kërkesën që Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar të hënën pranë ZRRE-së për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kusari-Lila tha se kjo është përpjekje e pasuksesshme dhe siç tha ajo e dështuar për të ndërhyrë te një organ i pavarur për çështjen e energjisë.

    Ajo tha se për këto procese vendimmarrja do të mund të merrej brenda Kuvendit të Kosovës, i cili vazhdon të jetë i pakonstituuar, një muaj që kur procesi ka nisur.

    “Po shihet që përderisa po vazhdon kjo përpjekje çdo 48 orë, në anën tjetër po vazhdojnë përpjekje jashtë kësaj ndërtesa të kota të pasuksesshme për të ndërhy në procese që shumë lehtë mund të kanalizoheshin dhe të merret vendimmarrja e mirëfilltë brenda kuvendit të konstituuar, siç e pamë me përpjekjen e dështuar të LDK-së për të ndërhyrë te ZRRE-ja për energjinë. Përpjekje për keqardhje kur dikush me gjithë atë përvojë në legjislativ nuk e ka të qartë vendimmarrjen e një organi të pavarur”, tha Kusari-Lila para gazetarëve.

    Nisma e LDK-së është nënshkruar nga 30 deputetë dhe është dorëzuar në ZRRE nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe anëtari i Kryesisë, Visar Azemi.

    Në njoftimin e  LDK-së u tha se kjo kërkesë është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe të bizneseve në këtë kohë të ndjeshme. /Reporteri.net/

    LDK dorëzon në ZRrE kërkesën për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!