×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Veteranët mblidhen para objektit ku kryetarja e Speciales pritet të mbajë konferencë për media

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 12:03

    Veteranët e UÇK-së janë mbledhur para objektit ku kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, do të mbajë konferencë për media.

    Trendafilova po qëndron për vizitë në Kosovë që nga dje, teksa për sot ka paralajmëruar një konferencë për media, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kishte reaguar lidhur me këtë vizitë duke e quajtur provokim të qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare.

    “Poshtë Gjykata” Speciale dhe “UÇK, UÇK” dëgjohen duke brohoritur ata. Ata kanë hedhur edhe tym të zi.

    “13 Maji është datë e zezë në historinë tonë, themelimi i UDB-së, përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz. Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori”.

    “Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë, vetëm UÇK-në, duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike. Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi. Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme. Ne nuk do të heshtim! Liri për luftëtarët tanë!”, thuhej në reagimin e OVL UÇK-së.

    Herën e fundit kryetarja e DhSK-së kishte vizituar Kosovën në tetorin e vitit të kaluar.

    Vizitat e Trendafilovës u kundërshtuan në vazhdimësi edhe me protesta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!