×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    FSK dhe Komanda Evropiane e SHBA-së nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në siguri e komunikim

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 13:36

    Forca e Sigurisë së Kosovës  ka nënshkruar një marrëveshje me Komandën Evropianë të SHBA-ve në fushën e sigurisë dhe komunikimit.

    Marrëveshja u nënshkrua të martën ndërmjet komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari dhe gjeneralit amerikan, John Philips, ku u tha se kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë që mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta.

    Gjithashtu, marrëveshja përfshin edhe shkëmbin e informacioneve kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK-ja.

    Jashari dhe Philips diskutuan edhe për rreziqet nga sulmet kibernetike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë së informacionit dhe komunikimit.

    “Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!