×
  • Lajme
  • Shqipëria / Zgjedhjet parlamentare

    Numërohen 96.1% e kutive, Partia Socialiste e para me 82 mandate, Partia Demokratike 52

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 15:32

    Deri në orën 14:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 5024 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

    Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

    Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

    Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është rritur në 52 mandate, pasi ia rimori Partisë Mundësia të Agron Shehajt.

    Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

    Deri tani PS prin me mbi 236 mijë vota para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!