Komandanti i KFOR, Enrico Barduani, është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë këtij takimi, ata kanë folur mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe procesin e dialogut, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se Barduani theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut në një frymë të ripërtërirë dhe me vendosmëri të qartë për paqe dhe siguri.
Barduani shprehu gjithashtu mirënjohje dhe krenari për kontributin shumëvjeçar të Italisë në kuadër të KFOR-it.
Ai theksoi se që nga viti 1999, Italia ka mbajtur kontingjentin më të madh në KFOR, duke qenë një simbol kyç i përkushtimit italian për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.