Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, është shprehur se deri në fund të javës pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të diasporës, ç’ka do të shënojë sipas tij, edhe përmbylljen e procesit të numërimit në tërësi.
Komentet Celibashi i bëri përmes një deklarate për mediat, teksa tha se numërimi i votave është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave.
“Është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave. Megjithatë, procesi është duke shkuar normalisht.
Nga pikëpamja praktike ne jemi në përfundim të këtij procesi. Deri në fund të javës do të kemi edhe rezultatin e votimit nga jashtë, që do i bashkohet rezultatit të votimit brenda vendit”, tha Celibashi./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.