×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita zyrtare

    Presidenti i Këshillit Evropian sot në Prishtinë, në agjendë takimi me Osmanin e Kurtin

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 7:24

    Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, sot do qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të ketë takime me krerët e shtetit.

    Ai do të takohet me presidenten Osmani në ora 16:30 dhe pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët.

    Në një agjendë të  publikuar më herët nuk ishte paralajmëruar një takim i Costas me Kurtin, mirëpo kjo u konfirmua sot.

    Takimi mes tyre do të nisë në ora 18:40.

    Costa në Kosovë vjen pas vizitës në Beograd, ditën e djeshme.

    Ai atje ia tha qartë Vuçiqit se dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyç për integrimin e mëtejshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian.

    Kjo është pjesë e një vizite disaditore në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Costa do të do të shkojë edhe në Sarajevë e Podgoricë, ndërsa më 15 maj do të vizitojë Shkupin dhe Tiranën, ku më 16 maj do të mbahet Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane.

    Costa tha para vizitës se nuk ka një datë të caktuar për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian, por vlerësoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!