Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur dje, në rajonin e Ferizajt.
Në raportin 24-orësh, policia bën të ditur se rreth orës 14:11, një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar, të pashpërthyer.
Në vendin e ngjarjes dolën njësitet për deminim të KFOR-it dhe ato të FSK-së, që në mënyrë të kontrolluar shpërthyen mjetin.
Nga ana tjetër, mbrëmë rreth orës 20:30, në Kaçanik u raportua po ashtu gjetja e një mjeti të dyshimtë, që ishte i pashpërthyer.
Mjetin e tërhoqi dhe e shpërtheu pa ndonjë incident njësiti deminues i FSK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.