×
  • Lajme
  • Lajme / Anulimi i konferencës

    “Gjykata ta kryejë punën pa pengesa”, Rohde i shqetësuar me protestën e veteranëve kundër Trendafilovës

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 11:42

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar i shqetësuar pas protestës së veteranëve para objektit ku po qëndronte të martën Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafila, shkruan Reporteri.net.

    Në platformën “Bluesky” ambasadori Rohde ka theksuar se anulimi i konferencës së Trendafilovës pas presionit nga veteranët ngre shqetësime të mëdha, ndërsa shton Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor kosovar dhe informimi i publikut mbetet shtyllë e rëndësishme.

    Siç tha ai autoritet duhet të sigurojnë që Gjykata të mund ta kryejë punën pa pengesa.

    “Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor kosovar dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore e mandatit të saj. Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit të veteranëve të UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund të kryejë punën e saj pa pengesa”, ka shkruar Rohde.

    The Kosovo Specialist Chambers are part of the Kosovar legal system & informing the public is an essential pillar of its mandate.
    The press conference’s cancellation after pressure from KLA veterans raises grave concerns.
    Authorities must ensure that the court can execute its work unhindered.

    — Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) May 14, 2025 at 11:05 AM

    Kryetarja e Gjykatës Speciale ditën e djeshme do të mbante një konferencë me gazetarët, por e njëjta u anulua për shkak të protestës së veteranëve tek objekti ku ajo ndodhej.

    Për këtë pati mbrëmjen e së martës edhe një reagim nga Gjykata Speciale, ku thuhej se se konferenca u detyrua të anulohej në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillimit nga Policia e Kosovës.

    “Duke mbajtur parasysh se gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë synim të mbajnë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent. Ky ishte qëllimi i vizitës së Kryetare Trendafilovës në Kosovë këtë javë dhe gjithashtu i takimeve me gazetarët në Kosovë si takimi që ishte planifikuar sot, ku mediat mund të bëjnë pyetje dhe dëgjojnë përgjigje nga gjykata”, thuhej në njoftimin e kësaj Gjykate.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!