×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e nesërm me liderët e partive – flasin edhe për vizitën e Costas

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 12:33

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka folur për situatën politike në vend.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani e ka informuar Orav për takimin e nesërm me liderët e partive për dalje nga ngërçi institucional, si dhe vizitën e Kryesuesit të Këshillit të BE’së, Antonio Costa, shkruan Reporteri.net.

    “Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”,  thuhet në njoftim.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbledh të enjten liderët e partive, në kërkim të një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit. Ky process ka ngecur tash e një muaj. VV ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera. Seanca e radhës do të vazhdojë po të enjten, në orën 10:00.

    Presidenca ka konfirmuar se të gjithë liderët do të marrin pjesë në takim.

    “Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka thënë këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

    E pas këtij takimi, ndaras nga shefat e partive shqiptare, e para e vendit i ka thirrur në takim të përbashkët edhe përfaqësuesit e partive minoritare./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!