×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Krasniqi uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mandati i ri të shërbejë për ta afruar më shumë vendin drejt anëtarësimit në BE

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 13:59

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e së dielës.

    Krasniqi ka thënë se uron që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net.

    “Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropian, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për “Shqipëria 2030”. Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë!🇦🇱🇪🇺”, ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!