×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuese, diskutohen çështjet e sigurisë në rajon

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 15:20

    Sot, Komandanti i Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka organizuar një takim me Ambasadorët e të gjitha shteteve kontribuese të trupave, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Diskutimi ka përfshirë një gamë të gjerë temash, përfshirë tendencat e sigurisë në rajon, situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të Asamblesë në shkurt, takimin e fundit të Komandantit të KFOR-it me Peter Sorensen, si dhe aktivitetet e KFOR-it dhe bashkëpunimin me Komunitetin Ndërkombëtar.

    “Të gjithë pjesëmarrësit theksuan rolin kyç që luan KFOR-i në mbështetje të stabilitetit rajonal dhe rëndësinë e unitetit të përpjekjeve drejt sigurisë afatgjatë për përfitimin e të gjitha grupeve”.

    “KFOR vazhdon të kontribuoni në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të OKB-së – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999; në çdo kohë dhe paanshëm; dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!