×
  • Lajme
  • Lajme / 16 maj

    Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e BE-së që mbahet në Tiranë

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 15:27

    Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani në Samitin Politik Evropian, që do të mbahet të premten në Tiranë. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në kryeqytetin e Shqipërisë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian.

    Pjesëmarrjen e Osmanit në këtë samit e ka konfirmuar për Reporteri.net, këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

    “Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, ka deklaruar Kupina.

    Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

    Këshilli i Europës ka publikuar agjendën e Samitit, që siç thotë është i organizuar nga nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Së bashku me Presidentin Costa, BE-ja do të përfaqësohet edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von ver Leyen dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

    Samiti do të përfshijë seanca plenare hapëse dhe mbyllëse, me tryeza të rrumbullakëta tematike paralele dhe takime dypalëshe midis tyre.” thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!