×
  • Lajme
  • Shqipëria / Parlamentaret

    Kështu duket Parlamenti i ri i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit: PS me 83 mandate, PD 50

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 7:24

    Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Kur kanë mbetur edhe shumë pak kuti për t’u numëruar tashmë Parlamenti i ardhshëm duket se ka marrë formën e tij me të gjithë deputetët e zgjedhur.

    Nga të dhënat zyrtare të KQZ, PS renditet e para duke fituar 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate.

    E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila ka marrë tri mandate, më pas Partia Mundësia që ka siguruar dy mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!