×
  • Sport
  • Sport

    Hazard i bindur se do ta mbajë me krenari numrin 7 te Reali

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 16:34

    Eden Hazard nuk është se ka nisur siç është më së miri aventurën e re te Real Madridi.


    Ai edhe vet e ka pranuar se ai ende ka nevojë që të përmirësohet dhe ta dëshmojë se mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm te “Los Blancos”

    “Unë ende nuk jam lojtar vendimtar për Real Madridi. Duhet ta dëshmoj se mund të jem një lojtar i rëndësishëm dhe se skuadra mund të mbështetet në mua. Ne të gjithë e dimë historinë e numrin shtatë në klub dhe unë duhet të jem ai që mund ta mbajë atë numër me krenari”, ka deklaruar Hazard, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Hazard u transferua te Reali nga Chelsea për 100 milionë euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!