×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Murati i VV-së fajëson partitë tjera për moskonstituimin e Kuvendit: Votojnë kundër, ose s’marrin pjesë në votim

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 10:33

    Deputeti  i VV-së, Hekuran Murati ka thënë se si parti kanë kryer të gjitha obligimet kushtetuese, duke folur para nisjes së seancës së 16-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    15 seancat e mëparshme kanë dështuar, derisa Murati shpreson se sot do të ketë reflektim, siç ka thënë ai nga “opozita”.

    “Kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese, por kemi parë që nga opozita që nuk kanë marr fare pjesë në votim, ose votojnë kundër”, tha Murati para mediave.

    Sot do të bëhet përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive, e ndërprerë të martën ishte paraparë të nisë në orën 10:00. Kjo do të jetë seanca e 16-të çdo 48 orë që nga 15 prilli.

    Në seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë. Secilën herë kjo është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat kanë refuzuar të propozojnë anëtarë Komisioni. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!