×
  • Show Time
  • Show Time / Sonte finalja

    Gazetarët e Eurovisionit e renditin Shqipërinë të katërtën

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 8:34

    Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovisionit në Basel të Zvicrës.

    Atje do të ngjitet sërish në skenë “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”.

    Gazetarët e akredituar në Eurovision para finales kanë dhënë votën e tyre, duke e renditur Shqipërinë në vendin e katërt me 302 vota, shkruan Reporteri.net.

    Në votim kanë marrë pjesë 84 gazetarë të akredituar, ku në vendin e parë është renditur Franca me 430 vota, e dyta Finlanda me 346, e treta Suedia me 326 vota.

    Spektakli fillon në orën 21:00 (CEST) dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla “St. Jakobshalle” në Bazel të Zvicrës, duke u shfaqur gjithashtu në YouTube për publikun ndërkombëtar, ndërsa
    Shqipëria performon e 26-ta në garë.

    Pas performancave, publiku dhe juritë kombëtare do të japin votat e tyre për të vendosur se kush do të shpallet fitues i Eurovision 2025.

    Kujtojmë se kënga e Shqipërisë “Zjerm” mori vëmendje anë e kënd botës, duke u cilësuar si një këngë e ndjerë, por edhe e interpretuar në mënyrë fantastike.

    Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca gjithashtu u ndjen tejet falënderues për mbështetjen që po marrin në këtë rrugëtim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!