Finalja e Eurovizion mbahet sot në Bazel të Zvicrës, ku përfaqësues nga 26 shtete do të garojnë për çmimin e madh. Shqipëria dhe Shkodra Elektronike do të performojnë të fundit në radhë.
Kënga “Zjerm”, është vlerësuar gjerësisht nga publiku dhe kritika, me CNN që e renditi të premten si më të mirën mes 26 këngëve në kompeticionin e sotëm. Megjithatë kompanitë e basteve përmendin Suedinë si kandidaten kryesore për të fituar festivalin europian, duke i dhënë këngës Bara Bada Bastu, 42 përqind shanse për të marrë trofenë e ngjarjes së madhe muzikore.
Kënga me nota komike, e përkthyer “Le të bëjmë sauna’ do të zbuste disi tonet e këtij Eurovizioni, i shënjuar nga polemikat lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit.
Një fitore e grupit të djemve KAJ do të ishte e 8 në total për Suedinë, e cila do te behej vendi më i suksesshëm në historinë e Eurovizion. Austria, e përfaqësuar nga këngëtari JJ, që ndërthur elemente të operas dhe teknos me këngën e tij Wasted Love, është pretendentja e dytë, sipas kompanive të basteve, raporton A2 CNN.
Më shumë se 160 milion njerëz pritet të ndjekin finale e Eurovizion mbrëmjen e sotme, e cila do të drejtohet nga prezantuesja e famshme italiane, me origjinë zvicerane Mishel Hunziker. Në skenë mund të ngjitet edhe ikona kanadeze e muzikës Celine Dion e cila fitoi në 1988 si përfaqësuese e Zvicrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.