Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ po zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të i festivalit më të madh të muzikës në Europë ka nisur në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla ‘St. Jakobshalle’.
26 shtete do të ngjiten në skenën e magjishme për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku.
Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel.
Për “Shkodrën Elektronike” mund të votoni përmes mesazheve telefonike apo votimit online me pagesë në faqen zyrtare esc.vote.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.