×
  • Show Time
  • Show Time / Finalja

    BBC: “Zjerm” i Shqipërisë, mënyra e përsosur për ta mbyllur finalen e Eurovisionit

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 23:48

    Shqipëria ka pasur një paraqitje fantastike në natën finale të Eurovisionit ku performoi e fundit. 

    BBC shkruan se “Zjerm” e Shkodrës Elektronike ishte mënyra fantastike për ta përmbyllur  finalen e Eurovisionit.

    “Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të ashpra të popit modern.

    Pikërisht këtë po bën grupi i fundit i sonte, Shkodra Elektronike, në Zjerm, i cili hapet me çiftelinë, një instrument tradicional me dy tela nga Shqipëria, pastaj e kombinon  atë me një puls elektrik që gumëzhin, shkruan BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!