×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjike në Roskovec, muri zë poshtë vajzën 4-vjeçare

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 15:22

    Në Suk 2 të Roskovecit është shembur muri rrethues i amortizuar i një banese dhe ka zënë poshtë të miturën 4-vjeçe, e cila ka vdekur.

    E mitura është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit.

    “Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!