×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Turistët e huaj ‘pushtojnë’ Durrësin: Klima e mirë, populli shqiptar shumë miqësor

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 21:08

    Temperaturat e ngrohta dhe ditët me diell kanë nisur të tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në bregdetin e Durrësit.

    Këtë fundjavë, vendas dhe të huaj, po shijojnë detin dhe rrezet e diellit.

    Ata vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe vlerësojnë pastërtinë e plazheve, ushqimin e freskët dhe mikpritjen e banorëve.

    “Durrësi është një qytet i bukur dhe klima shumë e mirë, pastaj populli shqiptar është fantastik. Durrësi ofron shumë pamje të bukur, me Tiranën dhe aeroportin është shumë afër”.

    “Ne jemi nga Austria do qëndrojmë disa ditë këtu dhe më pas do shkojmë në Mal të Zi. Njerëzit këtu janë shumë miqësorë. Do të rikthehemi sërish”, tha një turiste austriake.

    “Nga Gjermania, janë bërë shumë ndryshime këtu jo vetëm këtu në plazh, por edhe në oznën e Vollgës. Populli shqiptar është shumë miqësor”, tha një turist gjerman.

    Janë të shumtë turistët të cilët zgjedhin Durrësin që pushimet e tyre verore të mos i bëjnë në pikun e sezonit turistik.

    Qyteti bregdetar vetëm 20 minuta larg kryeqytetit ofron një panoramë të gjerë natyrore dhe historike për tu zbuluar nga pushuesit./Tv Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!