×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Vetaksident i rëndë në Fushë Kosovë, vdesin dy persona

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 8:58

    Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Fushë Kosovë. Për pasojë dy persona kanë vdekur.

    Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00. Dy viktimat gra janë dërguar në QKUK, ku është konstatuar vdekja e tyre.

    Policia njofton se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion.

    “Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!