×
  • Lajme
  • Lajme / Hesht kryemistri

    Kurti në Podujevë s’përgjigjet për ngërçin në Kuvend: Çështjet e bllokimit janë në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 10:45

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’është përgjigjur në pyetjet rreth bllokadës në Kuvend në një ngjarje në Podujevë ku ai shkoi për të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të banimit të përballueshëm dhe social.

    Kurti tha se “çështjet e bllokimit janë në Prishtinë”.

    Kurti injoroi plotësisht pyetjet e gazetarëve, ndërsa foli për banimin social.

    “Ato çështje të tjera të bllokimit janë në Prishtinë ne jemi për ndërtim këtu”, tha Kurti.

    Kujtojmë se për të 18-tën herë, dje në Kuvendin e Kosovë ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

    Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë. Një tentim tjetër tjetër për konstituim do të bëhet nesër. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!