×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD kërkesë urgjente KQZ-së për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës: Duam edhe auditim

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 23:56

    Partia Demokratike ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që të mos certifikojë rezultatin e votave të diasporës.

    Përmes një kërkese urgjente të dërguar drejt KQZ-së, PD ka kërkuar po ashtu edhe auditim të procesit të votimit nga jashtë, shkruan A2 CNN.

    Në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së, thuhet se te emigrantët kishte shumë zarfe që kishin mbërritur bosh, kishte mostransparencë, mospërputhje në numrin e zarfeve të ardhura dhe fletëve të numëruara, si dhe problematika të tjera.

    Kujtojmë se Partia Demokratike e ka kundërshtuar në tërësi procesin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar si të paracaktuar nga qeveria, përmes mekanizmave të jashtëligjshme që sipas tyre kanë përdorur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!