Një 15-vjeçar dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë në rrugën që shpie për fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 19:45 kanë pranuar informacionin për dyshimet mbi një vetaksident. Menjëherë pas raportimit, njësitet relevante policore dhe mjekët emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, mashkull rreth 15 vjeç, ishte pa shenja jete,” , ka thënë për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
Sipas Policisë hetuesit janë duke punuar me përkushtim dhe kujdes të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me aksidentin fatal.
“Aktualisht, rasti është duke u trajtuar si vetaksident, por hetimet janë ende në zhvillim.”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.