Është fillimi i vjeshtës por në pjesë të Amerikës Perëndimore duket si mesi i dimrit.
Mbi 120 cm borë ra në disa zona, duke sjellë mbylljen e autostradave dhe aksidente të shumta rrugore.
Në Montanën e mbuluar nga një shtresë bore 60 cm të trashë, u shpall gjendja e emergjencës.
Mbrëmjen e së dielës temperaturat u ulën në -6.6 gradë celsius, një vlerë rekord kjo për muajin shtator.
Reshje të dendura bore pati edhe në Kaliforni, Nevada, Oregon dhe Idaho.
Ekspertët thonë se bora në disa pjesë të rajonit nuk është e pazakontë në muajin shtator, por ajo që befason është sasia e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.