×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga Policia

    Arrestohet i dyshuari për shantazh, i kërkoi para dhe e kanosi me publikim të fotografive një burrë

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 9:25

    Një burrë është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që dyshohet se e ka shantazhuar një tjetër, duke i kërkuar para dhe e ka kanaosur se do t’i publikonte dosa fotografi në rrjete sociale.

    Rasti është cilësuar si shantazh.

    “Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.05.2025 ka deklaruar se ishte shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    I dyshuari thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!