×
  • Lajme
  • Lajme / Maj 1999

    Haradinaj kujton masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 9:55

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Tusuzit.

    Haradinaj thotë se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri, duke shtuar se është përgjegjësi e tyre të shkojë drejtësia në vend.

    “Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    “Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe. Kujtimi për të rënët nuk shuhet kurrë. Lavdi e përjetshme atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!