Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli ishte tranzit drejt Sllovenisë kur u ndalua nga autoritetet serbe në Merdare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Agushollit nga Serbia.
Për këtë, MPJD ka njoftuar edhe shtetet diplomatike të QUINT-it si dhe Zyrën e BE-së në Beograd.
“MPJD dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet mes tjerash në reagimin e MPJD-së.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.