×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo flet për pensionimin nga futbolli, tregon edhe sa mund të luajë

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 11:17

    Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka pranuar se ende e dashuron futbollin, por ka paralajmëruar se ka filluar ta shijojë jetën jashtë lojës më të bukur në botë.


    Ronaldo vazhdon të jetë luftëtar i madh në fushë madje edhe në moshën 34-vjeçare, por në të njëjtën kohë ka qenë shumë i zënë duke e ndërtuar një perandori biznesi jashtë saj, transmeton Gazeta Express.

    “Nuk jam njeriu i çmendur”, tha Ronaldo për SPORTbible.

    “Nuk jam i fiksuar pas stërvitjeve, jam i fiksuar pas suksesit, gjë që dallon shumë. Ende e dua futbollin. Më pëlqen t’i argëtoj tifozët dhe njerëzit të cilët e duan Cristianon. Mosha nuk ka rëndësi, por mentaliteti”, shtoi ai.

    “Në pesë vjetët e fundit, kam nisur ta shijoj jetën jashtë futbollit, prandaj kush e di se çfarë do të ndodhë pas një apo dy vjetëve”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!