Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur sërish që Shpejtim Bulliqi të jetë i nominuari i kësaj partie për kryetar për zgjedhjet lokale.
Kjo u bë me një ceremoni në zyret e kësaj partie në Podujevë.
Për këtë vendim ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha: “Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë!”.
Në këtë ceremoni prezent ka qenë edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, si dhe zyrtarë e deputetë të kësaj ane.
Ai ka lëvduar udhëheqjen e deritanishme të Bulliqit në krye të kësaj komune, duke thënë se është vështirë të gjesh komuna të tjera me një ngritje kaq të lartë të investimeve.
Kurti u shpreh i bindur se Bulliqi do të jetë edhe për mandat në krye të Podujevës.
“….Është vështirë me gjetë komuna të tjera ku ka një ngritje kaq të lartë të investimeve në , infrastrukturë, bujqësi, investim, shëndetësi, e ndërmarrësi. Kryetari Bulliqi është shembull edhe përtej Llapit edhe përtej kohës në të cilën ndodhemi, prandaj duhet të zgjatet kjo kohë edhe me një mandat të ri”, tha Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.