×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    PDK paraqet kundërshtim administrativ ndaj vendimit të ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 14:33

    Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur një kundërshtim administrativ ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.

    Në dokumentin e dorëzuar nga avokati Faton Fetahu, PDK kërkon ndërprerjen e menjëhershme të zbatimit të këtij akti, duke argumentuar se ai është nxjerrë në kundërshtim me ligjin, pa konsultime adekuate dhe pa përmbushur kushtet e nevojshme për konkurrencë efektive në treg.

    PDK thotë se “vendimi do të ketë pasoja të rënda për mbi 1,300 biznese dhe rreth 140 mijë punëtorë, duke rrezikuar falimentimin e ndërmarrjeve, nxitjen e inflacionit dhe rritjen e çmimeve për konsumatorët.

    “PDK i referohet gjithashtu opinionit të Avokatit të Popullit dhe analizave të Odës Ekonomike të Kosovës për të mbështetur kërkesën për pezullim të vendimit”.

    Sipas PDK-së, ZRRE ka vepruar pa pasur një vlerësim nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe “ka favorizuar pozitat dominuese në treg, duke mos siguruar kushte reale për zgjedhje të lirë të furnizuesve nga konsumatorët”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!