Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia në të cilën bënë pjesë ndonëse nuk pranoi të ketë marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, ky subjekt sipas saj sërish ofroi një zgjidhje.
Bajrami tha se LDK-ja propozoi formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, pasi beson se do të ketë sërish zgjedhje në marsin e vitit 2026.
“Ne kemi refuzuar një bashkëpunim dhe i kemi treguar disa herë arsyet, përkundër kësaj duke e parë krizën politike e cila është ne kemi shkuar një hap tutje”.
“Pra, kemi propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse deri tek afatet e zgjedhjes së presidentit sepse ne shohim në çfarëdo variant në marsin e vitit e tjetër ne prapë do të kemi zgjedhe për shkak se nuk shihet do të ketë një marrëveshje politike që do të sigurojë tani konstituimin e Kuvendit apo formimin e Qeverisë që duhen vetëm 61 vota, dhe tani t’i ketë 80 vota kur të vie marsi i vitit 2026”, ka thënë Bajrami në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.