×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm me thikë në Finlandë, një i vdekur e nëntë të plagosur

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 15:41

    Policia finlandeze ka njoftuar se një person është vrarë dhe nëntë të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi me thikë. Autoritetet e gjetën trupin e pajetë të një personi në një qendër tregtare në qytetin Kuopio.


    Sipas të dhënave të policisë, dy prej personave të lënduar ndodhen në gjendje të rëndë. Raportohet se forcat e sigurisë tashmë e kanë arrestuar një person në vendin e krimit.

    Besohet se sulmuesi ka qenë i armatosur me thikë dhe është në mesin e personave të lënduar.

    Bazuar në raportimet e medieve lokale, sulmuesi është përpjekur që të futet në një shkollë trajnuese, e cila ndodhet brenda kompleksit tregtar “Herman”.

    Agjencia lokale e lajmeve, STT, ka raportuar se nëntë persona janë dërguar në spital për shkak të plagëve, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    “Policët përdorën armë zjarri gjatë sulmit dhe e kanë ndaluar një sulmues. Personat e lënduar janë evakuuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ministrja e brendshme e Finlandës, Maria Ohisalo, tha se kjo ngjarje është tronditëse dhe shprehu ngushëllime për viktimat dhe të afërmit e tyre.

    Qyteti ku ndodhi sulmi, Kuopio, shtrihet rreth 320 kilometra në veri të kryeqytetit Helsinki.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!