×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet zyrtare Real – Club Brugge, sot është dita kur Eden Hazard pritet ta thyejë akullin

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 18:08

    Real Madridi dëshiron ta sigurojë fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve sonte në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen kundër Club Brugge, që nis sonte në orën 18:55.


    Ndeshja mes Real Madridit dhe Club Brugge është e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit A të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Në xhiron e parë, Real Madridi pësoi disfatë 3:0 kundër Paris Saint-Germainit, ndërsa Brugge mori barazim pa gola kundër Galatasarayt.

    Real Madridi vjen në këtë ndeshje me më shumë vetëbesim, për shkak të formës së mirë që e ka shfaqur në ndeshjet e fundit të La Ligës. Skuadra e Zidane është në pozitën e parë të La Ligës dhe së fundi mori barazim pa gola si mysafir kundër Atletico Madridit.

    Problemet në repartin e mbrojtjes së fundi duket se janë përmirësuar, pasi që skuadra madrilene e ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit.

    Në anën tjetër, Brugge nuk ka pësuar disfatë që 17 ndeshje, përfshirë këtu ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve, ligës vendore dhe turneut parasezonal. Ecuria e tyre u jep vetëbesim, mirëpo sfida që e kanë përpara vetes mund të rezultojë të jetë shumë e vështirë për ta.

    Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

    Real Madrid:

    Club Brugge:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!