×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja flet për betejën me kancerin e gjirit: Kam pasur ditën më të keqe

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 14:30

    Ylli i muzikës Jessie J, zbuloi të shtunën e kaluar se kishte përjetuar ditën më të keqe që kur u diagnostikua me kancer në gji.

    Në postimet në mediat sociale, ajo përshkroi sulme paniku, lot dhe ndjesinë e mbingarkesës së plotë nga emocionet negative, transmeton Indeksonline.

    “Sinqerisht, dje ishte dita ime më e keqe që kur mora vesh për diagnozën”, kishte deklaruar ajo.
    Këngëtarja e ndau lajmin në një video në Instagram, dhe tani ajo ka bërë një postim të ri në të cilin pranoi sinqerisht sa e vështirë është për të.

    “Sinqerisht, dje ishte dita më e keqe që kur mësova për diagnozën time. Gjithashtu tre muajt më intensivë – puna, foshnja, kanceri, jeta… Gjithçka më ka lodhur”, shkroi ajo në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!