Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë të shiten në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.
Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019, ora 20:45. Bileta kushton 700 lekë (rreth 6 euro) dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta.
Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla (vjollcë).
Më poshtë është pasqyruar harta e stadiumit “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.