×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konfirmohet një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, ngordhin 13 krerë

    Reporteri
    13 Qershor 2025 | 14:41

    Ditën e sotme është konfirmuar një tjetër vatër e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri.

    Mësohet se vatra e murtajës është konfirmuar në fshatin Shuec në njësinë Devoll në jug-lindje të vendit, vetëm tek një fermer.

    Në këtë vatër, dyshohet për 150 krerë bagëti të infektuara, ku 13 prej tyre kanë ngordhur, shkruan A2 CNN.

    Po ashtu bëhet e ditur se janë futur në karantinë ato bagëti që dyshohen se kanë qenë të infektuara dhe shërbimi veterinar ka marrë të gjitha masat për izolimin e rastit dhe trajtimin e tyre.

    Ndërkohë situata në qarkun e Elbasanit, ku ka pasur një tjetër vatër të murtajës së bagëtive të imta më herët, deri më tani raportohet të jetë e pastër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!