×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Haga arrin marrëveshje me Belgjikën: Të dënuarit e Gjykatës Speciale mund t’i vuajnë dënimet në burgjet belge

    Reporteri
    13 Qershor 2025 | 15:05

    Gjykata Speciale ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Belgjikën për zbatimin e dënimeve.

    Sipas kësaj marrëveshje, personat e dënuar nga Specialja mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton Specialja dhe miratimit të Belgjikës, shkruan Reporteri.net.

    “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e DHSK-së për të kryer mandatin e vet.”, ka deklaruar Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova.

    Ajo ka ftuar edhe shtetet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull.

    Shefi i Autoritetit Qendror të Belgjikës ka deklaruar se “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dëshirojmë të shprehim mbështetjen e Belgjikës ndaj DHSK-së dhe drejtësisë ndërkombëtare në tërësi. Me këtë marrëveshje, Belgjika tregon angazhimin e vet të palëkundur ndaj funksionimit të plotë të DHSK-së, sipas marrëveshjes midis BE-së dhe Kosovës.”/Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!