×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet lokale

    Muhaxheri konfirmon se do të kandidojë për mandatin e katërt për kryetar të Pejës

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 21:30
    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

    Është në përfundim të mandatit të tretë në krye të Komunës së Pejës, por Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar se do t’i hyjë garës edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Ai tha përveç tij, edhe kryetarët e tjerë që qeverisin me komuna nga LDK-ja do të jenë në garë.

    “Po, ne si kryesi e LDK-së kemi vendosur që 9 kryetarët aktualë të komunave të garojnë, e së shpejti do t’i shtohet edhe pjesa tjetër që do të jenë në garë më 12 tetor. Deri më 13 gusht duhet të jenë finalizuar listat. Ne po punojmë që lista e LDK-së të jetë e finalizuar javën tjetër”, tha Muhaxheri në RTK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!